Sipas një postimi në Facebook, Veliaj ka thënë se, në kuadër të nismës #TiranaLexon, të gjithë ata që do të jenë duke lexuar në autobus gjatë kësaj jave, do të udhëtojnë pa pagesë.
“#TiranaLexon, për të gjithë ata që lexojnë në autobus këtë javë, nuk paguajnë biletën e udhëtimit. Tirana do t’lexoj :)”, ka shkruar Veliaj në Facebook.