Saturday , July 24 2021

LËVIZJA “BESA” HAPI FUSHATËN NË “VIP” ARENA

“Sonte mua nuk më entuziazmon numri i madh që e ka mbushur këtë sallë sepse këtë sallë e kanë mbushur edhe parti të tjera, por më bën të ndjehem madhërishëm entuziazmi i rinis, vrulli rinor, guximi rinor dhe krenaria rinore që rrezaton në këtë sallë.” Kështu është drejtuar para të pranishmëve kryetari Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Në këtë konventë sonte ndodh diçka e veçantë, ajo që nuk ka ndodhur asnjë herë më parë. Brohoritjet e juaja tregojnë qartë se prej sonte e tutje do të ndërrohen rolet: politikanët do të jenë në shërbim të popullit, e jo populli në shërbim të tyre. Nga kjo sallë sonte do të fillojë të ndërtohet edhe Maqedonia shqiptare. Nga sonte të gjithë do ta kenë të qartë se nëse nuk ka vend për ëndrrat e shqiptarëve, atëherë Maqedonia do të zhbëhet edhe si shtet. Nëse mundohen ta shuajnë ëndrrën e Maqedonisë shqiptare, do të shuhet edhe ëndrra për Maqedoninë si shtet”, theksoi Kasami.

Ai porositi pjesëmarrësit në Konventë që të shkojnë në lagjet dhe vendbanimet ku jetoni dhe kur t’ju pyesin për RIDEFINIMIN u thoni qartë dhe shqip, “se kjo do të thotë së ne do e ndërtojmë edhe Maqedoninë shqiptare, se ne nuk duam të kontribuojmë në një shtet ku maqedonasit e ndërtojnë të kaluarën e vet duke e harxhuar të ardhme tonë”.

“Te dashur miq dhe besatar, pasi që të dilni nga kjo sallë shpërndajeni energjinë e fituesit. Lajmëroni të gjithë se tani ka ardhur gjenerata e politikanëve të realizuar profesionalisht të cilët prej moti e kanë kuptuar se nuk ka mallkim më të madh se sa të pasurohesh dhe të ndërtosh karrierë politike duke e varfëruar dhe duke e përbuzur popullin tënd”, porositi Kasami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *