Sunday , April 18 2021

Lëvizja BESA dhe Fadil Zendeli ftojnë LRPDSH-në dhe UNITETIN për takim

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe ai njërit krah të RDK-së, Fadil Zendeli, kanë bërë ftesë publike ndaj LRPDSH-së dhe UNITETIT për një takim të përbashkët. Në letër thuhet:

“I nderuari z. Zijadin Sela, kryetar i LRPDSH-së,
I nderuari z. Gëzim Ostreni, kryetar i UNITETI-t,

Ju shkruajmë me dëshirën dhe vullnetin e mirë për një takim të përbashkët të partive të reja opozitare shqiptare në Maqedoni. Duke konstatuar se komisionet e formuara nga dy partitë tona nuk mund ta shtyjnë më tej këtë dialog, Ju ftojmë që të mërkurën (më 12.10.2016) në orën 12.00 në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup të takohemi bashkërisht për t’i diskutuar mundësitë e këtijbashkëpunimi.

Pasi që tashmë kemi arritur një koalicion ndërmjet BESËS dhe RDK-së, por nuk e kemi solemnizuar duke pritur zgjerimin e tij, po e marrim ne iniciativën (gjithnjë duhet të gjendet dikush që e bën hapin e parë) që ta organizojmë këtë takim të përbashkët me pjesëmarrje të kryetarëve të partive përkatëse, për të dhënë fillimisht frymën e bashkëpunimit, që pastaj do të rezultojë me komunikimin dhe dialogun e grupeve të punës, që ato të mund ta vazhdojnë procesin e bashkërendimit të aktiviteteve për arritjen e këtij synimi./Lajm

Duke pritur përgjigjen Tuaj.
Me nderime

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA
Fadil Zendeli, kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare”-përfundon letra.

14656388_1727986140798858_133702581827866683_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *