Saturday , July 24 2021

LETRA/ Donald Lu iu shkruan deputetëve shqiptarë: Nëse nuk e votoni reformën, kërcënoni jo vetëm Shqipërinë, por dhe SHBA-të

Pas negociatave mes palëve, apeleve të shumta publike, takimeve edhe kokë më kokë me deputetë të vecantë, ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu i është drejtuar sot me një letër gjithë deputetëtev të Kuvendit të Shqipërisë.
Ambasadori amerikan thekson se tani është koha që secili të vendosë për reformën, si një nga më të rëndësishmet për vendin.
“Është koha për të marrë një vendim, votimi është parashikuar më 21 korrik. Ka ende kohë që udhëheqësit të gjejnë një kompromis që të mbështetet nga opozita dhe mazhoranca. Nëse udhëheqësit politik nuk e duan konsensusin, ju bëjmë thirrje ta votoni reformën”, shkruan ambasadori amerikan.
Lu i kujton deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë se në ndikimi politik në sistemin e drejtësisë kërcënon shoqërinë dhe dobëson aleancën.
“SHBA është një aleat strategjik i Shqipërisë. Ndikimi politik në sistemin tuaj të drejtësisë kërcënon shoqërinë dhe dobëson aleancën tonë. Si aleati NATO-s është në interesin kombëtar të SHBA që Shqipëria të mbetet një demokraci e fortë dhe e sigurtë – shkruan me tej ai /gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *