Thursday , December 13 2018

“Let you love me” e Rita Orës arrin 100 milionë klikime në YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po përgatitet të publikojë albumin e saj më të ri “Phoenix”, këtë të premte.

Ky album njëherësh është i dyti në karrierën e saj, dhe vjen pas një mungese të gjatë prej gjashtë vitesh në prurjen e albumeve.

Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Në shtator, Rita publikoi këngën dhe klipin “Let you love me”, e cila është një nga këngët hit të albumit.

“Let you love me” ka qëndruar për disa javë rresht në top listat britanike dhe amerikane.

Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku, dhe për vetëm brenda dy muajve ka kaluar shifrën e 100 milionë klikimeve në YouTube.

Ky sukses e vërteton edhe njëherë se këngëtarja shqiptare është duke u ngjitur vazhdimisht drejt majave të tregut botëror.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Këto ditë, Ora lansoi edhe këngët “Velvet Rope” dhe “Cashmere”, të cilat gjithashtu janë pjesë e albumit, dhe janë pritur mirë nga publiku.

Përveç këngëve të reja, Rita ka qenë këto javë vazhdimisht e angazhuar edhe me koncerte dhe performanca live, në promovim të këngëve të reja të albumit të saj. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.