Wednesday , August 4 2021

Lekaj: Rruga Kaçanik-Hani i Elezit do të lëshohet në qarkullim javën që vjen

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se javën e ardhshme do të lëshohet për qarkullim rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, përcjell Fakte.

“Rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit vazhdon ende të jetë e mbyllur. Kam premtuar që shumë shpejtë do të lëshohet në qarkullim, me gjithë se janë duke punuar me tërë intensitetin me dy apo tri ndërrime dhe kështu që jemi duke e bërë maksimumin që ajo rrugë të jetë në qarkullim javën që vjen”, ka thënë Lekaj.

Javë më parë, Ministria e Infrastrukturës kishte nxjerr një vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, deri në një afat të pacaktuar pasi kishe rreziqe nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *