Wednesday , December 12 2018

Lavrov: NATO dhe BE duan t’na nxjerrin telashe në Ballkan

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se shtimi i prezencës së NATO’s dhe Bashkimit Evropian në Ballkan është një tendencë për ta destabilizuar rajonin.

“Situata në Ballkan është në një gjendje shqetësuese dhe ajo që po shohim, shtimi i pranisë së NATO’s dhe BE’së në këtë vend është një hap destabilizues. Ata po vendosin këto vende para një dileme të madhe: a duan të jenë me Moskën, Uashingtonin apo Brukselin”, ka thënë Lavrov, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se Rusia, përkatësisht Ministria e Lavrovit ka reaguar ashpër lidhur me paralajmërimet e Kosovës për të themeluar Ushtrinë e Kosovës më 14 dhjetor. Rusia e ka quajtur këtë një hap ‘që mund të destabilizojë rajonin’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.