Tuesday , April 20 2021

LASH akuzon MASH-in për abetaren

Mos zbatimi i abetares se unifikuar ne
Maqedoni, vjen si pasojë e neglizhencës së Ministrisë së arsimit. Nga Lidhja e arsimtarëve shqiptarë (LASH) thonë se disa here kanë kërkuar vënien në zbatim të abetares së unifikuara edhe në Maqedoni ashtu sic ndodhe në Shqipëri, Kosovë dhe së fundi në Luginë të
Preshevës, por Ministria e Arsimit çdoherë ka injoruar kërkesat e tyre, transmeton Fakte. “LASH që nga viti 2012 kemi bërë kërkesë në MASH, kemi dërguar tre aberare. Abetare gjithëkombëtare, i kemi marr në ministrinë e arsimit në Prishtinë. Edhe në takimin me ministrin e atëhershëm Pançe Kralev dhe zëvendësin Safet Neziri, kërkuan që të bëjmë kërkesë në MASH. Ne bëmë kërkesë, por përgjigja na erdhi negative. Ata na than se abetarja nuk ben pasi qe ajo është per klasën e pare, ndërsa, i vetmi shtet është Maqedonia e cila e ka abetaren ne klasen e dyte”, tha NuhiDardhishta,Kryetari i LASH.Dardhishta shton se fakti qe të gjitha tekstet e Kembrixhit kanë hyrë në Maqedoni, përveç abetares, krijon dyshime se Ministria e arsimit nuk dëshiron të unifikojë abetaren.

“Ne jemi të habitur se si tekstet e Kembrixhit kanë hyrë në Maqedoni, kurse abetarja gjithëkombëtare per 4 vite jo. Komperentët tanë, njerëzit që i kemi, pra zëvendës drejtor në Byronë per zhvillimin e arsimit, kemi në të
gjitha dikasteret e MASH zëvendës drejtor ose drejtor, edhe minister shqiptar kemi pasur dhe kemi dhe kjo është heshtur. Vazhdimisht është thënë se do të bëjmë marrëveshje me Shqipërinë dhe Kosovën! Kanë bërë marrëveshje të ndryshme por vetëm per abetaren jo”, deklaroi Nuhi Dardhishta, Kryetar i LASH.

Ministri i arsimit, Pishtar Lutriu dite me pare tha se është në kontakt me autoritetet në Tiranë dhe Prishtinë, por pa saktësuar diçka konkrete në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm per nxënësit. Zbatimi i abetares së unifikuar në luginë të Preshevës u kumtua gjatë vizitës në Beograd të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi
Rama . Ai dhe homologu tij serb, Aleksander Vuçiq, madje arritën marrëveshje për aplikimin në Luginë të Preshevës edhe të teksteve tjera të Kembrixhit që tashmë aplikohen në Tiranë.

“Marrëveshja per aberare të unifikuar, mes Shqipëerisë dhe Kosovës u arrit para dy viteve./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *