Tuesday , August 20 2019

Largohet mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” nga ndërtesa qeveritare

Mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” është larguar nga fasada e ndërtesës qeveritare dhe pritet të zëvendësohen me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore”.

Sipas mediumeve maqedonase largimi i shkronjave është bërë gjatë natës, ndërsa sot nuk ka pasur asnjë aktivitet, përcjell Fakte.

Këto ndryshime vijnë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, e cila u nënshkrua mes Shkupit dhe Athinës dhe që parasheh ndryshim të emrit të Maqedonisë në “Maqedonia Veriore”.

Gjatë ditës së djeshme me emrin e ri të shtetit është vendosur edhe tabela në kalimin kufitar në Bogorodicë, ndërsa pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ndërrohen gjitha tabelat me emrin e vjetër të shtetit.

Ndryshe, sot Greqia duhet të njoftojë Maqedoninë me notë verbale për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa hapi i radhës duhet të jetë që Maqedonia dhe Greqia së bashku ta njoftojnë OKB-në për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes./Telegrafi/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *