Tuesday , October 23 2018

Largohen nga puna 60 punëtorë të Spitalit në Gjilan

60 punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi” në komunën e Gjilanit kanë mbetur pa punë.

Kjo meqë qeverisja komunale e cila drejtohet nga kryetari Lutfi Haziri nuk u ka vazhduar kontratat e punës, përcjell Fakte.

Arsyetimi i komunarëve sipas opozitës në këtë Komunë është se nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme për të vazhduar kontratat për këtë pjesë të punëtorëve.

Për këtë ka reaguar sot Partia Demokratike e Kosovës, përmes degës së saj në Gjilan.

Përmes një komunikate dërguar medieve, PDK ka shprehur shqetësimin e tyre për mos vazhdimin e kontratave për 60 punëtorët.

Ata thonë se numri i punëtorëve të larguar është pasojë e keqmenaxhimit.

“Largimi nga puna i këtyre punëtorëve dhe mbetja borxh ndaj tyre për tri paga, janë absurditeti i radhës i qeverisjes Haziri në Gjilan. Kemi parasysh deklarimet e tija publike me këtë rast se ky numër është i domosdoshëm për funksionimin normal të shëndetësisë primare. Si do të mbulohen shërbimet dhe a do rrezikohen qytetarët nga mungesa e shërbimeve shëndetësore”,thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas tyre kryetari i komunës Lutfi Haziri është jo profesional, dhe nuk ka vullnet e as gatishmëri për  ta përmirësuar gjendjen dhe sistemin e shëndetësisë në Gjilan.

“Ky veprimi i kryetarit të komunës na jep të kuptojmë për mungesë profesionalizmi, serioziteti dhe gatishmërie për shëndetësinë gjilanase. Prandaj, PDK-ë shpreh keqardhje dhe e kundërshton mënyrën se si janë larguar punëtorët shëndetësor nga puna te cilët kane shërbyer me vite të tëra”,  thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ky grup i punëtorëve ka pasur probleme edhe më herët, por njejtë sikurse edhe tash, për ta ka reaguar vetëm PDK-ja në këtë komunë dhe jo edhe veta ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.