Largimi i shqiptarëve nga Lista zgjedhore shkon në Gjykatën Kushtetuese (video)

Lëvizja për Reforma – PDSH, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese ta rishqyrtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve të ligjit të Kodit Zgjedhor, me çka parashikohet të kontrollohen 39.502 votues. Sipas partisë së Zijadin Selës, këto ndryshime të cilat i dakorduan katër partitë politike, e cenojnë të drejtën e votës, që është e garantuar me Kushtetutë, ku parashikohet që të gjithë shtetasit e Maqedonisë mbi 18 vjet, të kenë të drejtë vote, transmeton Fakte.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor informuan se deri tani janë paraqitur 756 persona. Gjithashtu ky institucion njoftoi se është afër përfundimit të një video-spoti i cili do të jetë në shqip dhe në maqedonisht, me qëllim të rritet interesimi i qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre.

Deputeti Pavle Trajanov konsideron se operacioni me pastrimin e Listës zgjedhor nuk ka përfunduar siç duhet.  Sipas tij, ky operacion do të dështojë dhe do të paraqesë një tjetër përpjekje për ta mashtruar opinion.

“Mendoj se kërkesat edhe partive dhe të organizatave civile janë në rregull dhe të justifikueshme, sepse këtë operacion është dashur ta përfundojnë institucionet shtetërore dhe jo qytetarët vetë të paraqiten. Nuk mund që dikush që i plotëson kushtet, të fshihet nga lista. Ditën e zgjedhjeve do të ketë kaos të madh kur këta qytetarë do të paraqiten me pasaportë të vlefshme, ndërsa do t’u mohohet e drejta për të votuar”, u shpreh Pavle Trajanov.

Votuesit e kontestueshëm mund të paraqiten deri më 19 gusht, qoftë në mënyrë elektronike, qoftë personalisht në zyrat e KSHZ-së. Përndryshe, pastrimi i listës konsiderohet i paligjshëm edhe nga partitë jashtëparlamentare Besa dhe Uniteti. Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese paralajmëruan edhe nga Lëvizja Besa./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *