Apple më në fund ka paraqitur iPhone 7 dhe një version të ri të Apple Watch
iPhone i ri 7 do të ketë kufje pa fije dhe do t’i zgjatë më shumë bateria, ndërkohë që iPhone 7 plus që është më i madh do të ketë gjthashtu një sistem të ri kamerash dual lens.
Shefi i Apple, Tim Cook, ka prezantuar telefonin e ri iPhone 7. Pajisja e re është përshkruar si “telefoni më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë nga Apple” dhe posedon një dizajn të jashtëzakonshëm. Telefoni është i përbërë nga alumini dhe rezistent ndaj ujit.