Friday , October 19 2018

Lajmërohet Ronaldo, kjo është gjendja e tij

Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit, Ronaldo, është lajmëruar për herë të parë në rrjetet sociale pas lajmit të publikuar në media se është shtrirë në spital nga e premtja teksa po pushonte në Ibiza.

Mediet e huaja gjatë ditës së sotme kanë raportuar se dy herë fituesi i Topit të Artë që ndodhej në pushime në Ibiza, është shtrirë në spital nga e premtja, pas vuajtjes nga pneumonia.

Ronaldo përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka treguar se ka vuajtur nga një grip i rëndë, por se gjendja e tij është e mirë dhe gjatës ditës së nesërme do të lirohet nga spitali.

“Miq, kam kaluar një grip të rëndë në Ibiza dhe më është dashur të shtrihem në spital të premten, por gjithçka është në rregull”.

“Nesër unë do të lirohem dhe do të kthehem në shtëpi. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mesazhet tuaja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.