LAJM I FUNDIT: Vritet një polic në Kumanovë

Një polic i Sektorit për punë të brendshme në Kumanovë, njësiti për intervenime, ka ngelur i vdekur në lagjen Sredorek tëKumanovës, raporton Fakte. Sipas informacioneve të para, polici me iniciale S.G., tanimë i ndjerë, ka qenë pjesë e ekipit që ka shkuar në lagjen Sredorek kryesosht të banuar me romë, për të kryer detyrë. Aty ekipi policor është sulmuar nga banorët romë me mjete të forta dhe nga sulmi, një polic ka ngelur i vdekur.

MPB pritet të del me informacione zyrtare rreth rastit tragjik gjatë mbrëmjes së sontme ose në mëngjesin e nesërm./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *