Sunday , February 28 2021

LAJM I FUNDIT: U anulua borxhi i ri prej 650 milion euro

Maqedonia ka shtyrë shitjen e euro obligacionit shtatë vjeçar, pasi një anëtar i partisë opozitare vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e shitjes, thuhet në raportin e Reuters, transmeton Fakte.

Shitja u shty pas një letre nga 14 korriku nga një anëtar i LSDM-së, duke pohuar se shteti nuk kishte autoritetin e duhur ligjor për të bërë shitjen, tha njëri nga menaxherët në një deklaratë të dërguar me email.

Citi, Deutsche, Erste dhe SG CIB ishin menaxherë të interesuar për blerjen. Anëtari tha se lëshimi i euro obligacioneve, nëse do të vazhdonte, mund të ishte në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e Maqedonisë.

Qeveria beson se korrespondenca është e motivuar politikisht dhe se nuk ka bazë ligjore për kundërshtimin e autorizimit ose lëshimin e obligacionit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *