Thursday , April 22 2021

LAJM I FUNDIT: Kuvendi i Malit të Zi prej sot flet edhe shqip

Në Kuvendin e Malit të Zi prej sot deputetët mund të flasin edhe në gjuhën shqipe, ka deklaruar Kryetari i Kuvendit malazez Darko Pajoviq, raporton Fakte. Pajoviq ka deklaruar se bëhet fjalë për “pilot plan” me të cilin deputetëve shqiptarë u mundësphet që të drejtohen në gjuhën e tyre amtare, ndërsa ulëset janë furnizuar me dëgjuese si dhe është siguruar përkthim i përhershëm  simultan për deputetët tjerë.

Para pak kohe Kryeatri i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Mal të Zi u drejtua në Kuvendin malazez në gjuhën shqipe, që simbolikisht paraqiti edhe fillimin e përdorimit të gjuhës shqipe në këtë Kuvend, transmeton Fakte.

Ndryshe, para pak kohe, Mali i Zi ndryshoi ligjin me të cilin zyrtarizoi gjuhën shqipe në të gjitha komunat malazeze me më shumë se 5% shqiptarë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *