Tuesday , January 19 2021

LAJM I FUNDIT: Deputetët e BDI-së nuk përkrahin ndryshimet, Marrëveshja para dështimit

Marrëveshja politike mes katër partive politike dhe e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët është para dështimit, kupton ekskluzivisht Fakte nga burime në Kuvend. Shumica e deputetëve të BDI-së nuk përkrahin versionin e akorduar nga përfaqësuesi i kësaj partie Artan Grubi. Deputeti i BDI-së Rafiz Aliti, edhepse sipas marrëveshjes me VMRO-në nuk duhej të paraqiten amandamente, ai ka paraqitur disa ndryshime të tij në Kuvend.

Padëgjueshmëria e deputetëve të BDI-së ka bërë që të shkaktohet rrëmujë në Kuvend. Kryetari Veljanovski ka shtyrë disa herë fillimin e seancës e cila duhej të fillonte në drekë dhe që deri tani, disa minuta para mesnate nuk po fillon dot.

Sipas agjendës së marrëveshjes, dita e sotshme (22.07.2016) ishte afati që duhej të votoheshin ndryshimet në Kodin zgjedhor.

Ndryshe, zv.kryeministri dhe përfaqësues i VMRO-DPMNE-së në negociata, Nikolla Dimitrov, sot deklaroi se pothuajse të gjithë votuesit që largohen nga Lista zgjedhore, 171.000 që spostohen në listën e diasporës dhe rreth 40.000 që pritet të fshihen nga losta nëse nuk paraqiten në KSHZ, janë shqiptarë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *