Tuesday , March 2 2021

“Lajm”: Hazbi Lika më shumë nga UNITETI, se sa nga Ali Ahmeti

Në homazhet e sotme, ka vërejtur gazeta “Lajm”, me rastin e nëntëvjetorit të vrasjes së Isa Likës-Komandant Ilirit, është vërejtur sjellje mjaft miqësore mes Hazbi Likës dhe Zylfi Adilit. Duke marrë parasysh se Adili para një kohe lëshoi BDI-në dhe bashkë me Gëzim Ostrenin, themeluan ‘Unitetin’, dhe duke pasë parasysh sjelljen e sotme të ftohtë të Hazbi Likës ndaj Ali Ahmetit, në Tetovë, sot me të madhe është debatuar nëse edhe Lika do të kalojë në radhët e “Unitetit”.

Ndërkohë, sot në përkujtimin e Isa Likës–Komandant Ilirit, deputeti i cili braktisi BDI-në Zulfi Adili-Qufa, është përqafuar me mikun e tij Hazbi Likën. Siç shihet  ata ende vazhdojnë të jenë miq të ngusht, pa dalluar ikjen e tij në partinë UNITETI të Gëzim Ostrenit.

As Lika, e as Adili, nuk dëshironin të komentojnë përshëndetjen e ngrohtë, por komandant Qufa, u shpreh shkurt se ardhja në këtë përkujtim, do të tregojë a kam bërë mirë apo keq. Hazbi Lika dje nuk mori pjesë në takimin e Shtabit Zgjedhor të BDI-së në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *