Friday , February 26 2021

Laçi në “Arena”: Bashkimi i opozitës është akt patriotik

Gjatë emisionit “Arena” që transmetohet në Televizionin SHENJA, është duke u debatuar rreth bashkimit të mundshëm opozitar mes partive jashtëparlamentare shqiptare. Gazetari Bekim Laçi, gjatë emisionit tha se bashkimi i opozitës shqiptare është një akt patriotik. Siç theksoi Laçi, nëse i analizojmë shifrat e zgjedhjeve të kaluara, nga 50 mijë vota opozitare shqiptare kanë dalë vetëm dy deputetë, ata të RDK-së, ndërsa 20 mijë votat e Demokracisë së Re u zhdukën.

Ndryshe, në emision, kryetari i LR PDSH-së, Zijadin Sela, deklaroi se nuk do t’i përgjigjet ftësës së Lëvizjes Besa dhe të Fadil Zendelit, pasi e njejta nuk është e sinqertë dhe ka formën e ultimatumit, ndërsa subjekti që ai udhëheq ngel i hapur për bashkëpunim opozitar dhe t’i përgjigjet ftesës së Shoqatës së Shpëtim Pollozhani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *