Tuesday , January 19 2021

Labenishti: Bashkimi i opozitës është i domosdoshëm

Politika maqedone, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare

Arben Labenishti

Nga publikimi i përgjimeve deri në ditët e sotme, identifikohen disa sjellje të dëmshme të politikës shqiptare, më domethënëset janë: mosë shkëputja e BDI-së të korruptuar dhe të zhytur ne dështim institucional

Në vendet jodemokratike ku pushtetet kontrollohen nga mazhoranca, institucionet e shtetit shëndrohen në leva nëpërmjet të të cilave politikanët që e shpërdorojnë detyrën zyrtare përpiqen t’i shmangen drejtësisë, mos i respektojnë marrëveshjet të firmosura nga vet ata dhe ta ruajn me çdo kusht pushtetin. Kjo situatë sundon tek ne dhe ka goditur rëndë në veçanti interesat e shqiptarëve.

ORBM-ja (VMRO) “komode” në sjelljen e saj

Pas themelimit të Prokurorisë Speciale e cila ngjalli shpresë për ndëshkimin e politikanëve të kriminalizuar, qëndrimi i pushtetit gjyqësor për punën e saj dhe veprimi i paskrupullt i Presidentit, i dhanë situatës një dimension edhe më të zymtë për triumfin e drejtësisë, panvarësin e institucioneve të shtetit, seriozitetin e integrimeve euro-atlantike dhe për domosdoshmërin e instalimit në vend të një sistemi politik funksional e progresist. Klasa politike e korruptuar me sjelljen antidrejtësi, antishqiptare dhe antiperëndimore e ka sfiduar bashkësin ndërkombëtare, shqiptarët dhe opozitën maqedone.

ORBM-ja ka fituar teren për veprime autoritare, injoruese, akuzuese dhe refuzuese, sepse: opozita politike maqedone me mungesë të pastërtisë dhe sinqeritetit në raport me situatën në vend nuk e ka potencialin e nevojshëm për t’u përballur me atë; duke e ditur rëndësin e vendit për gjeopolitikën e SHBA – së dhe disa shteteve antare të BE- së, në raport me interesimin e Rusisë për të përfituar nga kjo gjendje, nuk beson se mund të goditet me ndonjë veprim ndëshkues të rëndë nga ata; klasën politike shqiptare, të cilën mendon se e mbanë në kontroll, nuk e llogarit penges për realizimin e qëllimeve te saj.

Me këto lojra të politikës, pjesa e shoqëris civile në protesta, e cila vërtet ka vullnet për ta kundërshtuar pushtetin e korruptuar, është e manipuluar dhe ska potencial për ndryshimin e kësaj gjendje. Keshtu ORBM-ja, sot për sot ka gjetur një lloj komoditeti në sjelljen e saj.

Politika shqiptare, zhgënjim dhe zymtësi

Nga publikimi i përgjimeve deri në ditët e sotme, identifikohen disa sjellje të dëmshme të politikës shqiptare, më domethënëset janë: mosë shkëputja e BDI-së të korruptuar dhe të zhytur ne dështim institucional nga qeverisja me ORBM-në, e cila e pamundësoj ngushtimin e terenit të veprimit të ORBM-së; pjesëmarrja dhe mbështetja e protestave të opozitës maqedone nga politikanë opozitarë dhe individë të tjerë shqiptar, ndërkohë që shqiptarët për interesat e tyre, me opozitën politike maqedone (LSDM) jo vetëm që skanë asnjë marrëveshje me mekanizma besimi dhe garantimi, por drejtuesit e saj në moment të caktuara për të drejtat e shqiptarëve kanë mbajtur edhe qëndrime refuzuese; dhe organizimi i ndarë i protestave nga opozita shqiptare, i cili flet për probleme të saj që kanë të bëjn me intriga, manipulime, egoizma, demagogji dhe munges vizioni.

Politika jonë e ka humbur pavarsin, për pasoj edhe peshën e kërkesës, artikulimit dhe detyrimit të palës maqedone për njohjen dhe zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje të firmosura me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, e jo më të interesave shqiptare përtej tyre. Ne vazhdojm të ngelim shumë pas, në procesin e realizimit të barazis sonë me maqedonët. Ky realitet bëhet edhe më shqetësues, kur klasat politike në Tiranë dhe Prishtinë jo thjeshtë arrojnë përgjegjësinë që kanë për statusin e shqiptarëve dhe orientimin e politikës në shkup, por së bashku me ata bëhen edhe pjesë e perfitimeve dhe interesave klanore e partiake në dëm të interesave kombëtare.

“Sfidë” për bashkësin ndërkombëtare

Përpjekjet e deritanishme të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës, nuk u treguan efikase përball veprimeve të paskrupullta të ORBM-së, qëndrimit të kushtëzuar të BDI-së si pasoj e korruptimit të drejtuesve të saj, si dhe mungesës së sinqeritetit dhe vendosmëris për veprim kundërshtues e protestues të opozitës (LSDM-së…). Ndërsa të kriminalizuarit e politikës përpiqen t’i shmangen Prokurorisë Speciale, menagjimi i situatës nga bashkësia ndërkombëtare, drejt ndëshkimit të krimit dhe zgjedhjeve të lira e korrekte, përbën “sfidë” për ata.

Është e dukshme se vendi nuk ka politikan të karaktershëm dhe vizionar, që mund të ofrojnë: zbatimin e marrëveshjeve të firmosura nga vetë ata, themelimin e një Gjykate Speciale që do të procedoj lëndët e Prokurorisë Speciale, përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe korrekte – të cilat asnjëher nuk do të jenë të drejta pa regjistrimin e sakt të popullatës të vendit, njohjen dhe zbatimin e të drejtave të shqiptarëve, antarsimin e vendit në NATO dhe realizimin e kërkesave të BE-së si detyrim në përputhshmëri me strategjin e zgjerimit. Këto janë të domosdoshme për ndëshkimin e krimit, konsolidimin politik, ekonomiko-social, stabilitetin, paqen dhe sigurin në vend e rajon.

Bashkësia Ndërkombëtare vazhdon punën e saj për zgjidhjen e krizës. Mendoj se së shpejti do të kemi një marrëveshja mes palëve në bisedime. Pa dashur për ta paragjykuar atë, mendoj se të kriminalizuarit e politikës sado që të përpiqen, nëse jo sot, nesër do të ndëshkohen!

Shqiptarët duhet të kthjellohen

Nuk duhet harruar se Marrëveshja e Ohrit e sjellë me ndërmjetësimin e Bashkësis Ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit të vitit 2001, është zbatuar pjesërisht, pa cilësin e duhur dhe sistemi politik në vend i ndërtuar deri sot është në kundërshtim me konceptin e saj. Po kështu edhe Marrëveshja e Përzhinos, si një projekt për t’i hapur rrugën zgjidhjes së krizës, në pikat më të rëndësishme të saj pati ngecje dhe mosrealizim në përputhshmëri me përcaktimet që kërkonte ajo. Edhe nga marrëveshja e fundit e katër kryetarëve, e cila pritet të arrihet shpejt, duke u nisur nga arsyetimet logjike se si është zhvilluar situata deri tani me aktorët e saj dhe marveshjet e tjera, nuk mund të shpresosh…

Gjithçka mund të thuhet, por asnjëher nuk duhet harruar se politika sllave në vend, edhe me kujdesin sllavo-ortodoks nga jashtë kanë gatuar dhe vazhdojn të gatuajn projekte në dëm të interesave të shqiptareve, SHBA-së dhe disa shteteve të tjera antare të BE-së. Ndërsa Bashkësia ndërkombëtare po vepron me maturi dhe vendosmëri për t’i mbrojtur interesat e saj, politika shqiptare ka dëshmuar se nuk ka karakter dhe strategji për t’u përballur me veprimet antishqiptare të politikës maqedone. Ajo ska arritur as nivelin e qëndrimit deklarativ në përputhshmëri me ndërkombëtarët, e jo më të veproj me mençuri dhe vendosmëri si faktor i brendshëm, të cilit i janë shkelur të drejtat dhe vazhdojn t’i thuren projekte në dëm të interesave të atyre që përfaqëson, shqiptarëve.

Ambienti ynë politik dhe social, është shqetësues. Ndërkohë që BDI-së, i mungon potenciali për t’i tejkaluar strukturat drejtuese të korruptuara, si domosdoshmëri për të dalë nga tutela dhe ngecja paralizuese ku e kanë futur ata, opozita ku shumica e elektoratit shqiptarë duhet t’i mbështesin shpresat për të ardhmen, aktualisht nuk është e shëndetshme dhe e konsoliduar. Kriza jonë është edhe më e thellë, sepse sjellja e asaj që njihet si “elit intelektuale”, nuk është rezultat i teorive akademike, por është produkt i kushtëzuar nga interesa meskine. Mendimi i saj edhe kur është i pavarur ka nivel të rëndomt.

Ne kemi nevoj për një klasë politike dhe elit intelektuale të përgjegjshme, vizionare dhe intelegjente në veprimet e tyre. Është e kuptueshme që ndërtimi i saj kërkon kujdes, kohë, sinqeritet, përkushtim dhe devotshmëri, por nuk mund të thuhet që është e pamundur. Çdo qëndrim dhe veprim që bien ndesh me këtë, është përpjekje për ta legjitimuar situatën politiko-sociale aktuale të shqiptarëve, e cila ju shkon për shtati vetëm kundërshtarëve të interesave tona kombëtare.

Bashkimi opozitar është i domosdoshëm

Nuk duhet të lejojm të na vrasin idealin dhe shpresën për të sotmen dhe të ardhmen. Ne duhet t’i flakim interesat meskine, të çlirohemi nga frika dhe ta ndërgjegjësojm të paditurin për të vërtetën, sepse këto janë faktorë me peshë të cilët e mbajn të gjallë politikën e kriminalizuar dhe situatën në “status quo”. Nga realizimi i interesave tona të përbashëta si popull, rrjedhë mirqënja e gjithanshme dhe dinjiteti i individit.

Puna më e mir që mund të bëhet sot, kur koha nuk prêt, është unifikimi i opozitës mbi bazën e një platforme politike vizionare, duke u krastitur nga e keqja dhe pasuruar me kuadër me njohuri dhe virtyte morale, e cila do të ngjallte shpresën e përfaqësimit progresist dhe dinjitoz të shqiptarëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *