Wednesday , October 24 2018

Kylian Mbappe, rekord historik me Francën

Kylian Mbappe shpëtoi nderin e Francës në miqësoren me Islandën të zhvilluar në Guingamp, duke shënuar në minutën e 90-të me 11-metërsh, golin e 2-2, që shmangu humbjen për kampionët e botës.

“Ylli” i PSG, në fakt, ka hyrë në historinë e kombëtares së Francës me një rekord të veçantë. Ai është i pari lojtar i “Gjelave” që ende pa mbushur 20 vjeç ka arritur trë shënojë 10 gola me përfaqësuesen.

Edhe pse është ende një adoleshent, Mbappe numëron plot 25 takime me Francës, duke shkëlqyer sidomos në “Rusi 2018”. Ish-futbollisti i Monacos do t’u mbushë 20-vjeç në fund të këtij viti, ose më saktë më 20 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.