Monday , October 22 2018

Kuvendi i Serbisë: Shesheli shkel flamurin kroat, ua shanë nënën delegacionit dhe lëshon lajmërim për mediat!

Lideri i radikalëve Vojisllav Sheshel e shkelë flamurin e Kroacisë, e më pas i afrohet delegacionit kroat dhe i shanë “si dinë veç ata”, përcjell Fakte.

Partia Radikale Serbe sot ka lëshuar një kumtesë në të cilën e njofton opinionin se sot dr. Vojisllav Sheshel, kryetari i Partisë Radikale Serbe, rreth orës 12:00 ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit Popullor të Serbisë, dhe atje kreu një incident të madh. Me të ishte edhe deputeti popullor Filip Stojanoviq. Kur në hyrje të Kuvendit e kishte vërejtur flamurin kroat, ai ka vrapuar dhe e ka rrëzuar shtizën në tokë dhe ka tentuar ta shqyej flamurin, e më pas ai dhe Filip Stojanoviq e kanë shkelur atë me këmbë, kanë përshkruar këtë “trimëri të rrallë” nga PRS.

“As pesë anëtarë të sigurimit nuk ishin në gjendje t’ia marrin flamurin “trimit Sheshel”, pretendojnë në PRS. Kur kanë përfunduar me shkelje të flamurit, kanë hyrë në korridorin e kuvendit, ku kishte qëlluar i gjithë delegacioni i Kroacisë.
Atëherë Shesheli iu është afruar dhe iu ka thënë: “Tani atje jashtë ju kam shkelur flamurin e ustashëve, nënën ustashe ju ****** të gjithë juve!”, dhe më pas ka vazhduar në sallën e kuvendit “për t’i kryer obligimet e veta të deputetit./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.