Wednesday , January 20 2021

Kushtetuesja e hodhi poshtë iniciativën për faljet e presidentit Ivanov

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë së abolimeve apo faljeve të presidentit, Gjorge Ivanov, pasi që ata më nuk ekzistojnë në rendin ligjor dhe për këtë nuk mund të vlerësohen, njofton Portalb.

Raportuesja për iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë së abolimit, gjykatësja kushtetuese, Gëzime Starova, vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet ta hedhë poshtë iniciativën.

“Në këtë rast, duke i pasur parasysh të drejtat kushtetuese dhe procedurale, dhe para se gjithash për faktin që dispozitat kontestuese pas dorëzimit të iniciativës nuk kanë pasur vlerë dhe vetë me atë vlerësojmë se tanimë nuk janë pjesë e rendit ligjor dhe kjo çështje nuk mundet të jetë lëndë e vlerësimit të kushtetutshmërisë përpara kësaj gjykate”, tha Starova.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka parë të arsyeshme që ta vendosë në rend dite, çështjen për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) edhe pse një gjë të tillë e kërkojnë mbi 80 organizata joqeveritare dhe partia opozitare LSDM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *