Wednesday , September 26 2018

Kush shkëlqeu e kush dështoi në javën e parë të Premier Ligës?

Këtë fundjavë edhe Premier Liga i’a bëri sefte edicionit të ri 2018/2019.

Përveç derbit që u zhvillua dje në mes të Arsenlait dhe Manchester Cityt, e që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, nuk pati befasi, përcjell Fakte.

Mediat britanike kanë bërë një analizë të javës së parë në ishull, derisa kanë vlerësuar lartë performancën a kampionëve aktual, Cityt si dhe të ekipit të ri të Maurizio Sarrit, Chelseat.

Lojtari i Wolves, Ruben Neves i cili realizoi një gol fenomenal ndaj Evertonit nga gjuajtja e lirë, ka zënë një vend të veçantë në ballinat e mediave të sportit.

Nuk la pa u përmend edhe Liverpooli që mposhti West Hamin 4-0, kurse armata e Jose Mourinhos nuk bindi edhe aq shumë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në javën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.