Thursday , January 28 2021

Kush po e cenon rendin e sigurisë në Maqedoni?

Kush po e prish rendin e sigurisë në Maqedoni? Është çështje kjo e ngritur pas pengesës së Prokurorisë Speciale Publike për të hyrë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit për të marrë materiale, të cilat do t’i kryenin punë PSP në përgatitjen e lëndëve, shkruan Portalb.mk.

Për të njëjtën çështje janë shprehur edhe nga Prokuroria Speciale Publike, por edhe nga MPB.

Pas konferencës së djeshme të PSP ku akuzohen strukturat e brendshme të DSK-së për mosbashkëpunim dhe moslejim të zbatimit të urdhëresave nga Gjykata, zv/ministri plotësues Oliver Andonov ka akuzuar PSP se po e prish rendin e sigurisë dhe se nuk po e dinë se çfarë po kërkon në MPB dhe DSK.

“PSP po funksionon si partner i LSDM-së dhe po krijon tensione. Erdhën deri te e vërteta, e pamë jo profesionalizmin e PSP-së. Edhe pse duan të krijojnë tensione ne ju themi se nuk ka hapësirë për diçka të tillë”, tha Andonov, raporton Portalb.

Sipas tij, MPB dhe DSK janë të gatshme t’i ndihmojnë Prokurorisë Speciale Publike, por Janeva duhet të dijë se çfarë po kërkon.

“Ne nuk lejojmë të prishet sistemi i rendit në Maqedoni. Ata pyesin se cili është roli im, unë i pyes cili është roli i tyre nëse nuk e dinë  rolin tim në MPB”, potencoi Andonov.

Kujtojmë se Andonov është kuadër i VMRO-DPMNE-së dhe këto reagime vijnë pas përfshirjes së (ish)funksionarëve të së njëjtës parti në lëndët e PSP-së.

Ndërkaq, nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski- kuadër i LSDM është shprehur i gatshëm t’i ndihmojë Katica Janevës dhe ekipit e saj në zbardhjen e rasteve me të cilat ajo merret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *