Friday , February 26 2021

Kush mban llogari për policin e vrarë në Kumanovë?!

Shkruan: Urim Salihi

Kur dëgjon për një vrasje dhe kur përmendet Kumanova menjëherë mendja të shkon për keq derisa nuk të është qartësuar mirë se përse ndodhi një e tillë tragjedi.Kësaj rradhe në krejtësisht rrethana të tjera e pësoi një polic.Eshtë vërtetë keq për mënyrën se si u vra.Më saktë ai iku për hicgjë.Do të tregojnë për më tepër hetimet por nga informatat e para thuhet se atë e vrau një psikopat.Ia shuajti jetën jo një polici më shumë se sa një prindi.Ai la pas vetes një familje në gjendje të rëndë sepse edhe ashtu rroga e tij nuk i ka plotësuar kurrë boshllëqet.Uniformën ai e mbante si një pjesëtarë i shtetit që kujdeset për sigurinë e njerëzve, por atë e vrau pasiguria.Jeta e tij e shenjtë u morr dhunshëm nga një njeri me të meta psiqike.Ka shumë si ai që shëtisin të lirë , që kanë zaptuar lagjet tona, që terrorizojnë ato.Shumë nga këta me dhjetëra herë janë dashur të merren nga policia që fut veten në rrezik , që mund ta pësojë keq, ashtu sic mund ta pësojë keq një qytetarë që ndjehet i rrezikuar nga këta psikopatë.Por pyetja është se kush i dha të drejtën atij vrasësi të lirohet nga ai spital psikiatrik ku ka qenë më herët?! Si mund dikush të jep urdhërin për të lënë të lirë një njeri me rrezikshmëri të lartë për jetën e njerëzve dhe aq më tepër kur atë në një mënyrë e mbron ligji si i sëmurë psiqik.Kush e liroi këtë monstër që nuk është i vetëm që të terrorizojë njerëz nëpër lagjet e tij, të vejë në rrezik jetën e banorëve dhe në mënyrë të tmerrshme të vretë një njeri me uniformë?! .Dikush patjetër i bie të përgjigjet për vrasjen e policit që vdiq nga dora e një njeriu që vendin e ka patur në Bardhovcë, në atë spital psikiatrik dhe nëse ai njeri ka qenë një rrezikshmëri përse është dashur ti jepet e drejta të bëjë jetë të “lirë” për të vrarë njerëz.
Polici i vrarë quhet Goran Stanishevski (36) .Ai që e vrau atë edhe më herët ka qenë problematik dhe shpesh është dashur intervenimi i policisë për t’i dhënë terapinë apo transferimin e tij në spitalini psikiatrik Bardhovcë.Pse janë të lirë këta tipa të rrezikshëm?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *