Disa media në gjuhë maqedonase shkruajnë pë shoqatën ilegale “Todor Aleksandrov” që zakonisht paraqiten si pararoje në manifestimet partiake dhe shtetërore të organizuara nga VMRO-DPMNE, shkruan Fakte. Ky grupacion, i veshur me maica të zeza dhe me fytyrën e Todor Aleksandrov në të, defiluan edhe në manifestimin e Ilindenit në Krushevë.
Për udhëheqësin e kësaj organizate ilegale dhe për përkrahësot tjerë mediat kanë publikuar edhe fotografi në të cilat të njejtit admirojnë fashizmin, Adolf Hitlerin dhe Musolinin. Ljupço Gjorgievski nga Manastiri, i punësuar në ELEM është udhëheqës i kësaj organizate. Njëkohësisht kërkohet nga organet e rendit të hetojnë armët me të cilët këta njerëz paraqiten në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale dhe në disa media./FAKTE.Net