Tuesday , January 19 2021

“Kush ishte” dhe “kush nuk ishte” në Saraj? Dhe “Pse”?!

Shtatorja e heroit tonë të madh Isa Boletini dje u shpalos në Saraj. Shqiptarët e Maqedonisë do mund krenohen me këtë. Pa marrë parasysh lëvdatat dhe kritikat, se është një arritje e madhe ose jo, se duheshte të jetë në shesh ose jo, etj., një dukuri përcjellëse ra në sy nga shkrimet e portaleve dje. Kush ishte prezent dhe kush nuk ishte? Një manifestim që me doemos duheshte të jetë kombëtar, siç edhe figura e Bacës Isë unifikon të gjithë shqiptarët, u mbulua me petkun partiak të BDI-së. Njejtë sikur në Manastir në akademinë solemne për Ditën e alfabetit, shkruan Fakte.

Untitled33Edhepse ishin paralajmëruar të jenë prezent Kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, i cili nuk erdhi, nuk erdhën as ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës. Por, me rëndësi aty në rend të parë ishte “Ali Gërçeci” duke duartrokitur, Ishin Ermira Mehmeti dhe Fatmir Dehari, dy “renegade” që morën rrugën për në Saraj, duke u dhënë shansin megafonëve të BDI-së të arsyetojnë paratë e marra.

Untitled23Untitled66Nën rubrikën “Lajme nga Maqedonia” në ballinë tituj si: “BDI më unike se kurrë”, “Ermira herë i ngrinë, herë i shkrinë,…në BDI”,.. dhe tituj të ngjajshëm që po tentojnë në mënyrë fiktive të paraqesin para opinionit se “delet e bariut” janë aty, të gjitha në numër. Dhe pastaj reagimet, kundërpërgjigjet… Mjerim.

Untitled71Ndërkohë, edhe ish pjesmarrës në luftën e vitit 2001 nga rajoni i Sarajit kanë pyetur publikisht Komandant “Mësuesin”: “A ndjehesh rahat pas shpalosjes skandaloze të shtatores së heroit Isa Boletini ku morën pjesë kryetari jot i komunës me SPIUNAT e UDBËS ndërsa asnjë ish pjestar i ish UÇK-së nga komuna e Sarajit por as vet ty nuk të lanë? Kjo vetëm ty të ndodhë, askujt tjetër!”-ka shkruar Azbi Nuredini në profilin e tij, transmeton Fakte.

Athua aq keq duhet ta ketë hallin një parti politike si BDI, që të thërret të gjithë administratën e shtetit nëpërmjet SMS, me mbi 50 autobosë të sjellë nga gjithë vendi, të përvetësojë manifestimet kombëtare duke numëruar dhe fotografuar secilin që duartrokit dhe duke u lavdëruar pastaj se është “më unike se kurrë”?!/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *