Thursday , August 5 2021

Kush ia shkruan postimet zv.kryeministrit Bujar Osmani?! (foto)

Në rrjetin social Twitter përveç profileve të vërteta ka edhe profile falco, shkruan Fakte. Mirëpo, nuk është e panjohur edhe dukuria kur në emër të funksionarëve të lartë partiak e shtetërorë, shkruan dikuah tjetër, dhe jo ai i cili është i nënshkruajtur mbi tekst.

Nuk mund të jemi të sigurt nëse bëhet fjalë për rastin e parë apo për të dytin, por diçka jo e zakonshme ndodhi me postimin e fundit të zv.kryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani. Një tekst që fillimisht ishte postuar në profilin e “Miroslav Sazdovski” pas pak kohe u fshi dhe u më pas u paraqit në profilin zyrtar të Osmanit.

Këtë “gabim teknik” e ka regjistruar dhe e ka postuar Zdravko Kitanovski në profilin e tij, duke pretenduar se Osmani kishte profil falco, prandaj e kishte ngatërryar accountin gjatë postimit, mirëpo, në rrehtet sociale megjithatë supozohet se bëhet fjalë për PR agjent, i cili shkruan postime në profilin e Osmanit, në emrin e tij./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *