Tuesday , January 19 2021

Kush dhe pse plason “lajme” të vjetra si “LAJM I FUNDIT”?!

Qytetarët e Maqedonisë dhe në veçanti shqiptarët shpesh janë objekt i dezinformatave ose lajmeve të kurdisura nga qarqe të caktuara, shkruan Fakte. Në kaosin mediatik elektronik ku një pjesë e portaleve dhe jo vetëm, plasojnë “Copy paste” lajme pa verifikuar aspak burimin dhe vlefshmërinë e lajmit, qarqe të caktuara po mundohen të fusin frikë tek qytetarët dhe riaktivizim të tensioneve ndëretnike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në vend se të raportohet për probleme serioze, madje edhe në fushën e raporteve ndëretnike, plasohen “lajme” të vjetra edhe nga disa vite nën titullin “LAJM I FUNDIT” me përmbajtje të sulmeve të armatosura nga grupe të caktuara.

Rast i fundit është “lajmi” se UÇK ka marrë përgjegjësinë për sulmin me granata ndaj institucioneve dhe disa personaliteve të caktuara. Në fakt, ky “lajm” është transmetuar në mediat në Maqedoni një vit më parë, pra në tetor të vitit 2015, pas disa granatave të hedhura nē vende të caktuara në Shkup.

Kjo flet për gjendjen e keqe dhe kaotike në hapësirën mediale në vend, si dhe manipulimin e lehtë, me ose pa vetëdije të të njejtave nga caqe të caktuara në shtet./FAKTE.Net

image-0-02-05-1ef1a73fcbc94ce9199ff6d310ecf29370bb77f5f6adcf1d740dc8ad43afe882-v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *