Kur zëvendësi i VMRO-së është më i fuqishëm se Drejtori i BDI-së

Qeveria po përgatit terrenin për ndërtimin linjës hekurudhore Kërçovë drejt Linit, në Shqipërinë fqinje, por nuk tregon, se prej ku do të gjejë paratë. Nuk tregojnë çfarë do të ndërmarrin pas shkurtimit të mjeteve evropiane të fondeve IPA.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë thonë se kompania spanjolle është duke punuar në projektin për një lidhje hekurudhore me Shqipërinë. Por, siç thonë ata, qeveria duhet të gjejë gjysmë milion euro për përgatitjen e projektit. “Pritet që shuma për ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit 8 do të jetë rreth 500 milionë euro, dhe në qoftë se do të jetë aq para, do të tregojë shpallja dhe aplikimi i pjesëmarrësve. Por, ne presim që qeveria për këtë seksion të bëjë përpjekje për ti siguruar këto para, që të mundet deri në vitin 2022 tërësisht ta ndërtojë këtë korridor dhe treni të kalojë nga Bullgaria nëpërmjet Maqedonisë në Shqipëri “, tha Petar Spasovski, ndihmës drejtor, përcjell Fakte.

Më herët drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë për Telegrafi Maqedoni tha ”Ne si drejtori kemi caktuar prioritete për këtë vit dhe qytetet si Tetova dhe Gostivari i kemi vlerësuar si prioritare në projektin tjetër, në atë të lidhjes me hekurudhë të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Projekti i rinovimit të stacioneve të hekurudhave të Maqedonisë është projekt i financuar nga IPA fondet dhe për këtë janë caktuar qytete si: Veles, Gradsko, Demir Kapi, Tabanoc, Prilep, Negotinë-Vardar, Shkup, Bogomillë, Çashkë, Gjevgjeli dhe Manastir. Tetova dhe Gostivari nuk janë futur në këtë projekt pasi janë përfshirë në projektin e lidhjes së Maqedonisë me Shqipërinë. Nuk ka tendenca diskriminimi por vetëm vendosje të prioriteteve. Projekti i lidhjes së Maqedonisë me Shqipërinë është projekt që kushton 80 milion euro dhe do të filloj me ndërtim në vitin 2017. Kemi kontakte edhe me Shqipërinë që të punojmë bashkë për një linjë sa më funksionale.” tha mes tjerash drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Irfan Asani./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *