Tuesday , January 19 2021

Kur të purfundojë gazsjellësi në të gjitha qytetet maqedonase, do të ndërtohet në Tetovë dhe Gostivar

Ka përfunduar gazsjellësi magjistral që lidh Kleçovcën me Shtipin, ndërkaq trasea do të vazhdojë drejt qytetit të Kavadarit, Prilepit, Velesit, Ohrit dhe Manastirit, transmeton Fakte.

Gazsjellësi 61 kilometërsh, ka kushtuar 75 milion dollarë amerikan dhe duhet të hapë rrugën për ndërtimin e linjave të reja, kurse përgjegjësit deklarojnë se në katër vitet e ardhshme do të ndërtohen gjithsej 204 kilometër rrjetë gazsjellësi.

Pas vitit 2017 do të fillojë të ndërtohet edhe krahu i gazsjellësit prej Shkupit për Tetovë dhe Gostivar, ka deklaruar sot Nikolla Gruevski./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *