Wednesday , December 12 2018

‘Kuq e Zinjtë’ sot nisen drejt Tel Avivit, mungon edhe portieri Alban Hoxha

Kombëtarja shqiptare sot rreth orës 15:30 do të udhëtojë drejt Tel Avivit ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Izraelit.

Por në grupin e lojtarëvë ‘Kuq e Zinjë’ nuk është portieri i tretë, Alba Hoxha i cili ka pësuar një lindin gjatë seancave stërvitore, kurse si zëvendësim është thirrur Elhan Kastrati.

“Portieri Alban Hoxha është dëmtuar dhe nuk mund të udhëtojë sot me skuadrën drejt Izraelit. Në këtë situatë, trajneri i ekipit kombëtar Christian Panucci ka thërritur menjëherë ti bashkangjitet skuadrës, portierit të ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati i cili pritet për pak ti bashkohet skuadrës për ndeshjen zyrtare në Izrael”, thuhet në komunikatën e FSHF, njofton Klan Kosova.

Grumbullimi i Kastratit me përfaqësuesen A i pamundëson atij të luajë me “Shpresat” në ndeshjen që kjo grupmoshë e zhvillon kundër Estonisë më 16 tetor.

Me Izraelin djelmoshat e Panuccit do t’i masin forcat të dielën me fillim nga ora  20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.