Thursday , June 21 2018

Kundërshton një nga themeluesit e partisë për Iliridën: “Është turp. Në kafene nuk bëhen parti!”

Lajmi i lansuar për mundësinë e formimit të një subjekti të ri politik shqiptar me emrin Partia Lëvizja për Iliridë është përgënjeshtruar nga Baki Sulejmani, i i cili thotë se nuk është e vërtetë se do të formohet ky subjekt dhe se ai ka qenë organizator i një takimi ku më pas doli ky lajm.
Ja reagimi i plotë:
Unë Baki Sulejmani sot me datë 26.04.2018, duke pasur parasysh se gjatë kësaj jave në shumë media të vendit tone u lakua emri im për gjoja involvimin tim në ndonji subjekt politik i cili hipotetikisht është në formim të sipërm dhe si rjedhojë e kësaj ky subjekt do të quhej Partia Lëvizja për Iliridë, jam i detyruar moralisht që të njejtën ta demantoj si jo të vërtetë për arsye shumë principiele, etike dhe kombëtare.
E para e punës un as kam qenë organizator i atij takimi e aq më pak kam qenë i njoftuar për natyrën e atij takimi e cila në opinion u lansua si marëveshje për themelim aty për aty të subjektit politik të pretenduar, kjo njiherit nuk përkon as me politikën profesionale.
E dyta e punës, duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë që ka patur Ilirda si dhe proçeset nëpër të cilat kemi kaluar ne si udhëheqës, nuk do të ishte e drejtë që pas gjitha atyre përndjekjeve dhe malltertimeve nga organet e brendshme të këtij shteti këtë proçes ta rrumbullaksojmë me kurrorën e nji subjekti të tillë politik…!
E treta personalisht jam i fokusuar bashkë me shumë miq nga Shqipëria dhe Kosova të bëjmë përpjekje shumë intelegjente dhe profesionale për institucionalizimin e unitetit kombëtar të të gjitha partive opozitare dhe në vijë me kërkesat e Shteteve të Bshkuara të Amerikës të dalim unik dhe fitues në periudhën shumë të ndëlikuar që afrohet në rajonin tone..
Dhe për në fund askush nuk ka mandat që Iliridën ta kusuris në subjekt politik , ngase ajo buron nga sovrani dhe për sovranin, dhe askush më mire se ne nuk e dine të vërtetën për te ..
p.s. Një takim miqësor i rastit dhe ca foto celulari aty , nuk duhet dhe nuk mund të shërbejnë si projekte politike , andaj lus mediat që në të ardhmen mos meren me emra pa knfirmuar gjë ., Unë nuk jam pjesë e këtij projekti dhe të atyre njerëzve që pretendojnë se nëpër kafene bëjnë parti, dhe është turp që personi im është përdorur si një grep i fotove të huaja …!”, thuhet në fund të reagimit të Baki Sulejmanit nga Gostivari. /INA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.