Tuesday , June 22 2021

Kumanovë: Mësimdhënësit duke pritur rrogat… (Video)

Sot është 25 shtator dhe se mësimdhënësit e të gjitha shkollave të Kumanovës nuk kanë marrë rroga. Mësimdhënës nga disa shkolla këtë situatë e kanë alarmuar tek Tv21, por duke njoftuar edhe Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës –SASHK.

Komuna e Kumanovës pranoi vonesën e rrogave, por duke thënë se faji qëndron tek Ministria e Arsimit. Kryetari i kësaj komune, Zoran Damjanovski ka theksuar se llogaritë për rrogat i kanë dërguar në Ministri para më shumë se 10 ditëve. Raport i TV21.TV nga Maqedonia./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *