SHARE

Ministri kulturës në Maqedoni, Robert Allagjozovski, ka deklaruar se janë tërhequr 10 projektet shqiptarë të cilat kishin fituar në shpalljen publike të kësaj ministrie, shkruan Fakte. Sipas tij, këtë e kanë bërë vetë pjesëmarrësit që kishin aplikuar.

Bëhet fjalë për “EVENT” dhe “EVENT 2012” nga Tetova; “Breez poetik”; Festivali për fëmijë “Ble And” nga Tetova; ART nga Tetova; traditat e synetimit në Maqedoni të “Drita AGV” nga Gostivari; Tingujt e Karshiakës dhe dy projekte të Allegretto.

Shuma në totel e projekteve të anuluara është 8.519.000 denarë./FAKTE.Net

SHARE