Thursday , August 5 2021

Kufiri me Greqinë sot kalohet vetëm në këmbë

Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, përcjell Fakte.

Siç kumtoi MPB,  shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni  në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen  automjetet e udhëtarëve  vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente./Koha.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *