Sunday , February 28 2021

Ku janë shokët e dëshmorit Isa Lika?

Sot ishte akademia përkujtimore e dëshmorit Isa Lika Komandant ILIRI. Njëkohësisht atij iu ndajt pas vdekjes grada ushtarake “Gjeneral”, shkruan Fakte. Por, si rrjedhi ceremonia? Ku janë sot (ish) shokët e dëshmorit Isa Lika? Ku ishte sot Gjenerali Gëzim Ostreni, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së? Ku ishin shokët e Ilirit që kanë ngelur të gjallë? Si dhe pse u vranë, ata që u vranë (pas lufte)? Si u vra dëshmori Isa Lika? Pse nuk zbardhet vrasja e tij?

Pse nuk iu dha fjala Ali Ahmetit në akademinë përkujtimore sot në Tetovë, por i njejti u ngjit në foltore duke thyer protokollin me çka habiti të gjithë të pranishmit? Pse vëllau i dëshmorit akuzon kreun e BDI-së se edhe pas një dekade nuk po zbardhë vrasjen dhe me këtë edhe juridikisht po e zhdukin Ilirin?

Pse qajti sot Ali Ahmeti?

A do të ngelin këto pyetje pa përgjigje?

Një ndër shokët e ngushtë të Ilirit, Harun Aliu Komandant Kushtrimi u vra me shokë nga forcat policore maqedonase në rrethana edhe sot të pasqaruara. Një tjetër, Zulfi Adili Komandant Qufa, po mundohet të shpëtojë nëse ka ngelur një pikë gjaku i dëshmorëve pa baltosur nga partia shqiptare në pushtet, duke formuar së bashku me Gjeneralin e dy luftërave Gëzim Ostrenin partinë e re Uniteti, për të treguar se jo të gjithë janë të korruptueshëm e të shantazhueshëm nga “garda” e vjetër” ushtarësh çlirimtarë. Disa shokë kanë marrë rrugën e gurbetitm Italinë, Gjermaninë… Disa të tjerë, që kanë ngelur gjallë dhe në vendlindje, po mundohen të sigurojnë kafshatën e bukës, për vete dhe familjen.

Lufta çlirimtare solli lirinë. Sot duhej të jemi ballëlartë dhe krenarë, jo të qajmë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi./FAKTE.Net

untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *