Wednesday , August 4 2021

KSHZ me 3480 vula të reja. Rrezik për falsifikim të zgjedhjeve!

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do t`i zëvendësoje të gjitha 3.480 vulat me të eja për shkak të besimit më të madh në procesin zgjedhor dhe pas raportit se mungojnë 47 vula nga komuna Butel, transmeton TetovaSot.

Vulat do të dallojnë prej atyre që deri më tani janë shfrytëzuar për zgjedhje, ndërsa KSHZ tashmë ka nisur procedurën e re për furnizime. Vendimit që të bëhen të gjitha të reja dhe jo vetëm ato që mungojnë i ka paraprirë një debat i ashpër midis anëtarëve të komisionit.

Në seancën e KSZH-së u vendo që nga lista zgjedhore të ndahen rreth 171.000 votues të cilët udhëhiqen si diaspora. Lista e mërgimtarëve të paraqitur për votim në përfaqësitë diplomatike do të ruhet edhe në KSHZ për shkak të keqpërdorimeve të mundshme për votim të dyfishtë.

Risi që ka të bëjë me fletëvotimet është ajo që në fletëvotime do të shkruhet edhe në gjuhën e bashkësive që dominojnë. Kështu për shembull në Shutka do të shënohet edhe në gjuhën rome edhe në gjuhën shqipe./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *