Thursday , April 22 2021

Kryqi i Kuq thotë se i ka shpërndarë paratë, asnjë banor nuk i ka pranuar

Kryqi i Kuq thotë se ka gëzuar rreth 3,515 familje të prekura nga vërshimet, meqë pretendon se u ka lëshuar para në xhirollogaritë e tyre. Për më tepër, ky institucion nënvizon se vetëm 194 familje kanë pasur problem me dokumentacion dhe nuk janë në listën e përfituesve të familjeve nga fondi humanitar.

“Ju informojmë që sot, e hënë, 19.09.2016 u bë transferimi i mjeteve financiare për 3.515 familje të prekur nga vërshimet, sipas listave përfundimtare të marra nga institucionet kompetente me të dhënat e personave të prekur nga fatkeqësia. Ka mbetur të transferojmë edhe 194 familje që kanë probleme dokumentacionin, të dhënat e të cilëve janë të dorëzuara te noteri, dhe pas rregullimit të dokumentacionit do tu bëhet transferimi i parave”.

TV 21 vizitoi sot disa familje që u dëmtuan nga vërshimet, por ata tregojnë se asnjë debar nuk kanë marr nga Kryqi i Kuq.

“Ne nuk kemi marr asgjë, vetëm ky komshiu para nesh ka marr 500 euro të tjerët jo. Nuk kemi informata se çfarë po ndodh atje”.

“Akoma në xhillollogarin time nuk kam asgjë. Kemi pyetur dy herë e më shumë dhe tani dhe skam ndermet të shkoj ose ty pyes ata sepse kanë vjedh ata para ”

“Isha në bankë por asgjë nuk ka. Pare nuk ka na thanë po ju ndihmojnë a asgjë nuk ka”.

“Jo nuk ka arritur asgjë tek ne para ata na kanë thëne të presim e deri më sot asgjë nuk dimë asgjë”, u shprehen banorët.

E njëjta gjendja paraqitet edhe në Stajkovc, meqë as atje të hollat e Kryqit të Kuq “nuk kishin mbërri”.

“Nuk ka mbërritur asgjë. Sot e kontrollova xhirollogarinë në bankë ska asgjë”.

“Kam lajmëruar përmes noterit për dëmshpërblimet por asgjë s’kemi marrë deri më tash. Thanë që këto ditë por deri më sot asgjë nuk kemi”, shprehen ata.

Ndryshe kjo është java e shtatë, pas vërshimeve në rrethinën e Shkupit dhe banorët ende po jetojnë me shtëpi të dëmtuara dhe një pjese të madhe nuk u janë lëshuar dëmshpërblimet dhe as avansi./TV21

https://youtu.be/v1UVz7WzDP0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *