Saturday , June 19 2021

Kryqi i Kuq i Maqedonisë: Nga e hëna fillon distribuimi i mjeteve financiare

Nga dita e hënë, Kryqi i Kuq i Maqedonisë do të fillojë shpërndarjen e të hollave që janë grumbulluar nga kontributi i qytetarëve përmes thirrjeve telefonike si dhe përmes xhirollogarive bankare…

Shpërndarja do të bëhet në mënyre lineare, konform listave të marra nga Komisioni për ekspertizë dhe vlerësim të dëmeve, transmeton Fakte.
Deri tani, Kryqi i Kuq ka shpërndarë mijëra pako ushqimore, higjienike, e gjëra tjera të nevojshme.
Kjo ndihmë për banorët e zonave të përmbytura do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Kemi edhe dy projekte që do t’i zhvillojmë në periudhën që vjen. Njëri është i përmbajtur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hëna së Kuqe me afër 300.000 franga zvicerane, i cili projekt do të mbështetet në shpërndarjen e afër 3.000 pakove higjienike, si dhe 3.000 pakove ushqimore në baza mujore, d.m.th. në tre muajt e ardhshëm çdo familje e prekur nga pasojat e kësaj dukurie natyrore do të merr dy pako nga ne. Në mënyrë plotësuese kemi siguruar edhe një projekt nga Kryqi i Kuq austriak. Qeveria e Austrisë, që d.m.th. ka bërë aktivitete në drejtim të ndihmesës së mëtutjeshme të 300 familjeve më të rrezikuara në atë rajon, edhe atë për dy muajt e ardhshëm në baza mujore nga 500 euro në denarë”,– deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
Ndihmë për rajonet e përmbytura gjithashtu ka dërguar edhe Rumania, në me vlerë prej 133 milionë euro./MRT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *