Sunday , July 22 2018

Kryetari i Shkupit ju shpalli “luftë” shitësve jashtë tregjeve

Nuk do të bëhet asnjë lloj kompromisi me shitësit ilegal dhe ata që pemët dhe perimet dëshirojnë të shesin direkt nga kamionët e tyre. Kështu ka paralajmëruar kreu i Shkupit, Petre Shilegov duke shtuar se kjo dukuri po shkatërron pamjen e qytetit dhe njëkohësisht po rrezikon shëndetin dhe higjienën e qytetarëve. Shilegov paralajmëroi personat e kategorisë sociale nga territori i Shkupit që merren me bujqësi se prodhimet e tyre do të mund t’i shesin në tezga falas brenda në pazar të cilat do t’i sigurojnë përmes SH. A “Skopski Pazar”, përcjell Fakte.

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe SH.A “Skopski Pazar” për bujqit e rregjistruar në teritorin e Shkupit, në çdo treg të gjelbër do t’ju sigurojë, respektivisht ka siguruar tezga falas për ato njerëz të cilët mezi ja dalin nga dita në ditë, të munden lirisht që në vend kutive të kartonit para pazareve të hyjnë brenda në pazar dhe ta realizojnë shitjen. Kushti i vetëm është të rregjistrohen si bujq. Nuk do të lejojmë shitje në të zezë dhe shitje jo të rregullt jashtë vendeve të cilat janë të parapara. Nuk do të kemi kompromis për arsye se ai që shet para pazarit realisht e dëmton atë që është brenda në pazar – deklaroi  Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Në senacën e rregullt të Qytetit të Shkupit për pytje këshilltarësh, Shilegov u përgjigj edhe për shumë problematika tjera. Ai mes tjerash paralamëroi motoçiklistët se së shpejti do të paguajnë parking për motoçikletat e tyre dhe nuk do të mund të parkohen kudo në rrugë ose trotuare./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.