Monday , December 17 2018

Kryetari i Prizrenit nuk lejohet të hyjë në Serbi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se i’a kishin ndaluar hyrjen në Serbi dje gjatë ditës.

Ai tha se ishte ftuar në një qytet të Kroacisë në vizitë pune por që kishte hasur në probleme në kalimin e kufirit në Serbi, përcjell Fakte.

“Edhe pse nuk kam kaluar ka Serbia më shumë se 20 vite, me rekomandim të ambasadës së Kosovës në Kroaci, vendosëm të udhëtonim nga Serbia.Momentin që arritëm në kufi, policët serb kërkuan që të parkonim veturën dhe të presim. Pasi që na lënë rreth një orë të presim, njëri nga policët u afrua dhe kërkoi që ta shoqëroja deri në zyre.Aty më tha që e kam të ndaluar hyrjen në Serbi”, rrëfen Haskuka.

Ai tha se policët kufitarë e kishin kërcënuar me prangosje para se ti thoshin të kthehej mprapa.

“ Kur e pyeta pse, më tha që nuk mund të më tregoj, por që nuk mund të kaloj ka Serbia dhe duhet të kthehem menjëherë prapa dhe që duhet të ndihem me fat ngase kisha mundur të kaloja edhe më keq.Pasi që na kthyen prapa, vendosëm të shkojmë në Osijek ka rruga e gjatë, kësaj here kah bregdeti edhe pse rruga ishte trefish më e gjatë”, shkroi Haskuka.

Nga kjo ngjarje, Haskuka e vëri në pikëpyetje procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Në 20 vitet e fundit, me ndihmën e pushtetarëve tanë të korruptuar dhe me bisedime në Bruksel kemi normalizuar fashizmin serb ndaj Kosovës. Ata të diskriminojnë të kthejnë nga kufiri pa arsye, ndërsa ne ju lejojmë demonstrimin me simbole fashiste njerëzve që kanë kryer masakra në Kosovë. Për më keq, fashizmi dhe racizmi serb ndaj Kosovës, u normalizua jo vetëm në Serbi, por edhe në institucionet ndërkombëtare, ashtu si na e vërtetoi edhe vendimi i fundit i FIFA-s, lidhur me simbolin e shqiponjës”, përfundoi Haskuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.