Kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski sillet para Prokurorisë Speciale (video)

Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i akuzuar për rastin “Transportuesi”, sot është paraqitur në Prokurorinë speciale publike, transmeton Fakte.

Taleski ishte i shoqëruar nga avokati i tij Nikolla Dodevski i cili mbrojti edhe ish ministrat, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakieski, dhe më parë edhe Nikolla Gruevskin.

Para se të hyjë në ndërtesën e PSP, Taleski është kthyer kah gazetarët dhe në pyetjen “A ndjeheni fajtor”, ai vetëm ka buzëqeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *