Kryetari i komunës Qendër tek PSP, dëshmi për “Skopje 2014”

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, të martën është ftuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me projektet në Planin Detaj Urbanistik (PDU) “Mall Ring”, kanë informuar nga komuna Qendër. PDU përfshin hapësirën qendrore të qytetit ku janë të vendosur përmendoret dhe objektet e projektit qeveritar “Shkupi 2014”, transmeton Fakte.

“Menjëherë pas ardhjes në funksionin e kryetarit të komunës, me urdhër të Zhernovskit, janë përgatitur dy raporte të revizorëve. Në bazë të dokumentacioneve dhe fakteve, janë konstatuar një sër parregullsi dhe shkelje të ligjeve, disa herë më shumë janë paguar përmendoret. I tërë materiali dhe raportet janë dorëzuar Prokurorisë Publike tre vite më parë. Prokuroria kërkoi materiale shtes, veprim që u bë menjëherë nga komuna. Që atëherë Prokuroria Publike hesht për këtë lëndë dhe nuk e procesuon me çka pengohet fillimi i procedurës juridike. Kryetari Zhernovski shpreson se pas formimit dhe punës së PSP-së, më në fund do të pastrohet me krimin në projektin ‘Shkupi 2014’. Për këtë projekt kontrovers PSP ka formuar lëndë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Zhernovskit. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *