Thursday , December 13 2018

Kryeministrja Bërnabiq thërret SHBA-në dhe BE-në që të ndikojnë mbi Prishtinën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendi i saj ka treguar konsistencë dhe gatishmëri për bisedime në raport me Prishtinën.

Ajo ka thirrur SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që të ndikojnë në Prishtinën zyrtare, që sipas saj të tregojë seriozitet, të implementojë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të jetë një partner me të cilin bisedohet, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.
“Është fondamentale që kur në diçka që negociohet dhe nënshkruhet, të implementohet”, ka thënë Bërnabiq.

“Është e pakuptimtë që të flitet për çështje të tjera, pa u bërë këto”.

Komentet rreth dialogut me Kosovën, Bërnabiq i ka bërë në një takim që kanë mbajtur sot në Serbi, ku është diskutuar për sundimin e ligjit atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.