Thursday , January 21 2021

Kryeministri kanadez viziton xhaminë dhe jep leksione paqeje

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau i njohur për respektin që tregon ndaj komunitetit musliman në vendin e tij, vizitoi një xhami në Otaëa për të uruar Kurban Bajramin.

Ai tha se kjo festë është një mundësi e shkëlqyeshme për të promovuar diversitetin në Kanada, vend ky që sipas tij e ka atë burim fuqie e jo dobësie, transmeton Fakte.

“Ne jemi vend i vlerave të përbashkëta të cilat shkojnë përtej fesë, etnisë, gjuhës, vlera të cilat ne të gjithë i ndajmë, si çiltërsia, respekti, dhembshuria, gatishmëria për të punuar më shumë, dëshira për të qenë afër për njëri-tjetrin, për më shumë drejtësi, barazi, mundësi e cilësi jete. Ky është një projekt në të cilin duhet të punojmë të gjithë, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për veten tonë, për fëmijët tanë. Dhe ndërsa bota është kapluar nga grindjet, frika, ankthi, Kanada mundet dhe duhet të tregojë se ekziston një rrugë më e mirë, ku duke punuar së bashku, duke dëgjuar e respektuar njëri-tjetrin, ne mund të ndërtojmë një botë të mirë të cilën e ëndërrojmë”.

Në fund kryeministri, Trudeau falenderoi imamin e xhamisë dhe të pranishmit duke shprehur kënaqësinë që ishte prezent aty për të uruar Kurban Bajramin. /tesheshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *