Friday , December 14 2018

Kryeministri bullgar: Normalizimi Kosovë-Serbi, faktor kyç për sigurinë në rajon

Projekti i Bashkimit Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu ka thënë kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, gjatë një takimi me kryeministren serbe, Ana Brnabiç, në prag të një samiti në Sofje, ku po merr pjesë edhe kryeministri malazez, Dushko Markoviç.
“Projekti i BE-së nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe suksesi i tyre në rrugën drejt integrimit në BE, varet nga puna e liderëve të tyre. Bullgaria vazhdon të mbështesë ata në implementimin e reformave dhe projekteve drejt integrimit në BE”, ka thënë Borsiov, shkruan ‘Blic’.
Borisov i ka thënë homologes serbe se normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një prej faktorëve më të rëndësishëm për stabilitetin politik dhe sigurinë në rajon.
Ai ka thënë se përkrah vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.