Saturday , June 19 2021

Kryediplomati grek Koxias, pasnesër viziton Shkupin

Sipas informacioneve paraprake dhe akoma të pavërtetuara zyrtarisht, me ftesë të ministrit të jashtëm maqedon Popovski, shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, pasnesër do të vizitojë Shkupin, shkruan Fakte. Koxias pritet të merr pjesë në takimin e shefave të përfaqësive diplomatiko-konsulare të Maqedonisë.

Në takim pritet të bisedohet për çështjen e emrit dhe për perspektivën eurointegruese, thonë burimet diplomatike. Popovski dhe Koxias për herë të fundit u takuan në suaza të samitit të NATO-s në Varshavë, muajin e kaluar.

Vitin e kaluar, në një eveniment të ngjajshëm, mysafirë ishin shefat e diplomacive të Bullgarisë dhe të Shqipërisë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *