Wednesday , October 24 2018

Kroati humb kuletën në Sarandë, ia dërgojnë me postë në shtëpi (foto)

Një turist nga Kroacia ka humbur kuletën e tij gjatë pushimeve në Sarandë, Shqipëri, shkruan Fakte. Mirëpo ai është befasuar pozitivisht kur i vjen mesazh se ia kishin gjetur kuletën, të cilën më pas me postë ia dërgojnë në shtëpi.

“Çfarë ndodhë kur ju humbni portofolin tuaj në Shqipëri?
Isha në Sarandë me një mik, dhe duke e lënë Sarandën duke hypur në anije për në Zakynthos në Greqi, erdhi një mesazh: “Unë e di se ju keni kaluar mirë në Sarandë, por jo aq sa për të lënë një bakshish kaq të mirë”
Unë nuk e dija se portofolin tim plot me para e kisha humbur atje, djalë që gjeti atë, më kontaktoi mua dhe ma dërgoi portofolin në Kroaci.
Ai tha se nuk kishte gjasa kuleta të arrijë tek unë, por ja arriti sot. Të gjitha paratë ishin  brenda, dokumentet gjithashtu.
Çdo respekt!!.
Albano Koka, faleminderit shumë!
Dhe po, Shqipëria është e bukur … Dhe shqiptarët janë ekstra”- ka shkruar Horvat në profilin e tij./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.